ErisCom Mediaagentur GmbH

ErisCom është agjenci e marketingut, e cila ka nën ombrellën e saj një rrjet shumë të gjërë të bizneseve të komunitetit shqiptarë anembanë botës. ErisCom është urë lidhëse e reklamimit dhe promovimit të bizneseve më të suksesshme shqiptare në televizionet tona kombëtare si RTK, RTV 21 dhe Klan Kosova.
Vec mundësisë për transmetim të reklamës në televizionet me shikueshmërinë më të lartë në Kosovë dhe Diasporë, ne ofrojmë edhe prodhimin profesional të spoteve komerciale. Dëshmi e punës dhe suksesit tonë është lista e gjatë e klientëve tanë, të cilët tash e sa vite I qëndrojnë besnik ErisCom-it në fushën e marketingut. Bëhuni edhe ju pjesë e rrjetit më të madh të bizneseve që operojnë në Zvicër e më gjerë.

 

eriscom-logo-retina
shadow

Misioni Ynë

Misioni i ErisCom është bashkëpunimi afatgjatë me bizneset, gjë kjo e cila është e lidhur ngushtë me suksesin tuaj. Avancimi dhe rritja e bizneseve shqiptare kudo që ndodhen, nuk mund të arrihet pa marketing të mirë, prandaj misioni ynë kryesorë është ofrimi i shërbimeve promocionale me standarde profesionale dhe përgjegjësi të lartë.

Vizioni Ynë

Agjencia e Marketingut ErisCom është e përkushtuar që ti ofroj klientëve të saj rezultate konkrete nga kampanjat e marketingut, avancim të marrëdhënieve biznes-klient dhe mbështetje totale gjatë gjithë periudhës së promovimit. Ne jemi të angazhuar me një staf profesional drejt sigurimit të shërbimeve, sipas marrëveshjes së arritur.

Objektivat

Objektivi kryesorë është bashkëpunimi afatgjatë me bizneset të cilat I kanë besuar promovimin agjencisë së marketingut ErisCom. Ne punojmë me angazhim maksimal në mënyrë që bashkëpunimi mes agjencisë tonë dhe klientëve të ketë rritje të vazhdueshme dhe të ecë paralel me avancimin e shoqërisë dhe mjeteve reklamuese.